Kim Kardashian ka folur për dhimbjen që ka përjetuar në Met Gala 2019.
38 vjeçarja shpjegoi se korseja që mbante në ngjarjen e madhe, i shkaktoi dhimbje të cilat nuk i ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj.
“Unë kurrë nuk kam ndjerë më shumë dhimbje si ajo në jetën time. Do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave që mu shkaktuan atë natë”, tha Kim për ËSJ Magazine.
Sa i përket thashethemeve se ajo kishte hequr brinjor për të pasur një bel të hollë, Kim u përgjigj: “Unë nuk e di nëse kjo është e mundur”.