Luana konfirmon me video bashkëpunimin ndërkombëtar

By

Para disa ditësh, në mediat online ka qarkulluar lajmi se Luana Vjollca po sjell bashkëpunim ndërkombëtar.

Këngëtarja/prezantuesja e njohur tashmë e ka konfirmuar duetin e saj dhe është me Faydee – artistin e njohur me miliona ndjekës në Instagram dhe miliona klikime në hitet e tij.

Të dy janë bërë bashkë për herë të parë teksa edhe xhirimet e klipit kanë përfunduar.

Luana nuk ka dhënë datë të publikimit të këngës veçse publikoi një video me artistin e njohur teksa e mëson pak fjalë shqip./Prive.al

Artikuj të ngjashëm