Kim për infektimin e Kanye West me Covid-19: ‘Ishte e frikshme’

By

Kim Kardashian, në një intervistë për Grazia, foli ndër të tjera për infektimin e Kanye West me Covid-19, të cilën Kim e cilësoi si një “eksperiencë të frikshme”.

“Kanye u infektua në fillim [të pandemisë], kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur.” – tha ajo.

Çifti u izolua në shtëpi së bashku me katër fëmijët dhe nuk kishin “asnjë tjetër që t’i ndihmonte”.

“Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”

Kanye është shëruar nga virusi dhe ai së bashku me Kim thuhet se po punojnë për marrëdhënien e tyre. Në gusht, një burim tha për People se “Kim është ende duket u përqendruar që martesa të funksionojë. Ajo është goxha e qetë për planet në të ardhmen, por tani për tani, është mirë. Ai po ecën përpara me fushatën presidenciale. Ky është një vendim për të cilin askush nuk mund ta bëjë të ndryshojë mendim.”

Në fund të korrikut, Kim foli për herë të parë për betejën e reperit me çrregullimin e bipolaritetit.

Artikuj të ngjashëm