Kim Kardashian u shfaq e veshur me fustan nusërie gjatë koncertit të Kanye West.
Ajo kishte veshur një fustan të markës “Balenciaga Couture” derisa doli në skenë në “Soldier Field” në Chikago për këngën e fundit të shfaqjes, “No Child Left Behind”, dhe shkaktoi tërbim në stadium.
View this post on Instagram
Ajo u shfaq për të treguar mbështetje për ngjarjen e Kanye.
Pavarësisht nga pamja, burimet e brendshme thonë se Kim dhe Kanye nuk janë përsëri bashkë, megjithatë janë përgjithmonë familje, sipas TMZ.
Ashtu si me dy ngjarjet e fundit të albumit “Donda” në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, Kim solli të katër fëmijët e çiftit së bashku për ngjarjen.
View this post on Instagram
40-vjeçarja vodhi vëmendjen e shfaqjes ndërsa u shfaq së bashku me West dhe i bëri dedikim martesës së tyre shtatëvjeçare, pavarësisht se kërkoi divorcin në muajin shkurt. /Prive.al