Ajo ka një flotë makinash luksoze në emrin e saj.
Dhe rezulton se Kim Kardashian ishte e vendosur që t’i bënte makinat e saj sa më unike që të ishte e mundur – ajo ndryshoi ngjyrën e tyre në mënyrë që të përshtateshin me shtëpinë e saj.
Themeluesja e SKIMS, 41 vjeçare, harxhoi më shumë se 100,000 dollarë për personalizimin e një Lamborghini, Rolls Royce dhe një Maybach – të cilat ajo i kishte spërkatur me ngjyrë gri.
Burimet e TMZ pohuan se çdo makinë ka marrë rreth një muaj për t’u përfunduar, sepse çdo pjesë e makinës duhet të çmontohej për t’u spërkatur. /Prive.al