Njëra ndër gratë më të famshme në botë për momentin, Kim Kardashian, mund të quhet edhe “mbretëresha e zhveshjes” në shoubizin ndërkombëtar, ngase ajo numëron disa paraqitje nudo në publik.
Kim që ka një numër të madh biznesesh kozmetike dhe është pjesë e shfaqjes televizive “Keeping Up With the Kardashians”, ka shfaqur sërish asetet e saj të bëshme, përmes një fustani transparent në plazh.
Ajo ka zbuluar ca si shumë në setin e saj fotografik në Malibu gjatë kësaj të hëne.
Kim u bë nënë për herë të tretë, nga një nënë surrogate që solli në jetë vajzën e saj, por kjo nuk po e ndalë atë që t’i kryejë punët e veta.
Kardashian ka shfaqur bukurinë e saj natyrale, duke vënë shumë pak grim në fytyrë. /Prive.al