Nuk është e vetmja shqiptare e famshme në Shtetet e Bashkuara, megjithatë është e vetmja mike e Kim Kardashian.
Këngëtarja Bebe Rexha, ka marrë një dhuratë të bukur nga ylli i reality show Kardashian dhe miku i saj, grimeri shqiptar Mario Dedivanoviç.
Dyshja Kim e Mario sapo kanë lansuar një linjë të tyren kozmetike dhe ndër të parët të famshëm që ua bënë dhuratë produktin e tyre, ishte Bebe Rexha, e cila është ndjerë tejet falënderuese për hijet e syve që ka marrë nga ata të dy. /Prive.al