Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë të famshëm edhe duke përdorur një nënë surrogate për fëmijën e tyre të tretë, vajzën Chicago West, e cila do të bëhet 1 vjeçare vetëm në pak javë.
Ndërsa TMZ tani po raporton se çifti i njohur kanë zgjedhur një tjetër nënë surrogate për fëmijën e tyre të katërt, i cili është një djalë që pritet të vijë në jetë.
Arsyeja? Nëna e tyre e mëparshme surrogate e lindi një tjetër fëmijë gjatë Krishtlindjeve, dhe nuk ishte e gatshme të lindte sërish.
Ndërsa se kush është nëna tjetër surrogate, Kim e Kanye nuk e kanë treguar ende. /Prive.al