Kim akuzohet sërish nga ndjekësit e saj

By

Kim Kardashian nuk është e panjohur për editimin e fotografive, por tani fansat e kanë akuzuar atë se e ka tepruar me editimin në fotot e fundit.

Kim i nxiti ndjekësit e saj kur postoi një seri fotosh, në të cilat mahniti e veshur me një fustan të zi nga ‘Balenciaga’.

Ndërsa Kim ngre duart mbi kokë, ku shihet pranë një dritareje, nën sqetullat e saj duken të jenë jashtëzakonisht të lëmuara.

Sigurisht që fansat e saj u hodhën drejt e në seksionin e komenteve në Instagram, për ta akuzuar atë.

Nuk është hera e parë që Kim akuzohet për editimin e fotove të saj

Në fillim të këtij viti, Kim emocionoi ndjekësit e saj duke shpërndarë një foto të saj duke u shtrirë në një plazh në një vend ekzotik e veshur me bikini të zeza.

Më foton që postoi disa fansa theksuan se Kim ka vetëm katër gishta në këmbë, dhe kanë pohuar se është një gabim në editimin e fotos.

Njëri shkroi: “Vetëm 4 gishtërinj?” dhe një tjetër shtoi: “Ajo ka 4 gishta??”

Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Kanye West, në shkurt të këtij viti dhe tani përflitet se është në lidhje me komedianin Pete Davidson, të cilin e takoi në “Saturday Night Live” kur bëri debutimin e saj si prezantuese e spektaklit.

Dy yjet ende nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur, por janë parë në takime të shumta dhe madje janë kapur për dore gjatë një udhëtimi së bashku.

Artikuj të ngjashëm