Khloe Kardashian dhe vajza e saj dolën pozitive me COVID-19, kjo është gjendja e tyre shëndetësore

By

Khloe Kardashian, e cila luftoi me koronavirusin vitin e kaluar, konfirmoi se ishte diagnostikuar sërish me Covid-19. Vajza 3-vjeçare e yllit, True Thompson, gjithashtu doli pozitive.

Khloe Kardashian dhe True Thompson janë në karantinë pasi rezultuan pozitive.

Të premten, ylli i ’Keeping Up With the Kardashians’ shkroi në Twitter për të ndarë lajmin shëndetësor me fansat e saj. “Përshëndetje djema, doja t’ju njoftoja se True dhe unë dolëm pozitive me Covid,” shkroi ajo. “Më është dashur të anuloj disa angazhime dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato. Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi këtu në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale”.

Kjo është hera e dytë që Khloe, 37 vjeçe, rezulton pozitive me virus. Ajo më parë ishte diagnostifikuar me Covid-19 në vitin 2020, siç zbuloi në një episod të ‘Keeping Up With the Kardashians’.

“Sapo mora vesh se kam korona”, ndau ajo me shikuesit në atë kohë. “Kam qenë në dhomën time. Do të jetë mirë, por ishte shumë keq për disa ditë”.

“Unë vuaj nga migrena, por kjo ishte dhimbja më e çmendur e kokës, nuk do të thosha se ishte një migrenë. Kollitja, gjoksi më digjej kur kollitem,” tha ajo.

Në atë kohë, Khloe u izolua nga vajza dhe ish i dashuri i saj, Tristan Thompson. “Ata nuk duan që unë të shkoj pranë True,” tha Khloe në episodin e tetorit 2020. “Faleminderit zotit Tristan është në qytet”.

“Pavarësisht se sa e sëmurë jam, unë jam ende e përqendruar vazhdimisht dhe mendoj për True”, tha Khloe para kamerës. “Pra, duke pasur babin e saj këtu, më jep pak më shumë kohë që të mund të fokusohem vetëm tek unë duke u përpjekur të përmirësohem”.

Ndërsa Khloe dhe Tristan u ndanë, ai ishte aty për të gjatë gjithë betejës së saj shëndetësore.

“Tristani më ka sjellë ushqim,” shpjegoi ajo. “Dhe pastaj, ai do të trokasë në derë dhe unë pres 30 sekonda ose një minutë, pastaj shkoj dhe e marr”.

Artikuj të ngjashëm