Këto shenja të horoskopit janë më të prirat për tradhti!

By

Tradhtia është një nga problemet kryesore në çift dhe ndër shkaktarët më të shpeshtë të ndarjes. Gratë dhe burrat shpesh i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit si gjinia më e prirur për tradhti, por në fakt kjo është më tepër e karakterit human, sesa e njërës gjini.

Ndoshta shenja e horoskopit mund të ketë ndikimin e saj në prirjen për të mos qenë besnikë ndaj partnerëve dhe sot e kemi fjalën për vajzat dhe gratë.

Virgjëresha

Virgjëreshat e kanë si artin e tyre të preferuar tradhtinë. Ato e marrin martesën shumë seriozisht, madje mund të rrinë me një person gjithë jetën, por kjo nuk i pengon të tradhtojnë. Vetia e tyre është se tradhtojnë pa u vënë re fare.

Peshorja

Nëse jeni të lidhur me një femër të shenjës së peshores, do mbusheni me aventura dhe mistere. Këto femra janë eksperte për të fshehur tradhtinë dhe është shumë e vështirë për t’i kuptuar. Bëjini sytë katër!

Shigjetari

Vahzat dhe gratë e shenjës shigjetar kapin çdo mundësi të re që u del para. Ato mund t’ju tradhtojnë edhe me një person që i përket rrethit tuaj shoqëror. Nuk fshihen, ndryshe nga shenjat e tjera dhe rutina është ajo që i çon drejt tradhëtisë.

Artikuj të ngjashëm