Piktura është një disiplinë e artit figurativ që mund të paraqitet në mënyra të llojllojshme dhe stilet e saj janë gjithashtu të ndryshme.
Një pikturë e realizuar mirë dhe shumëngjyrëshe padyshim ia shton hijeshinë çdo ambienti duke sjell harmoni dhe energji pozitive.
Të tilla janë pikturat e Nida Shufta, të cilat mund të gjenden edhe përmes faqes së saj në llogarinë e Instagramit me emrin “ReverieArt Nida“.
Artistja Shufta tregon se pikturat abstrakte me tone të hapura dhe kontraste nuk duhet vendosur në dhome të gjumit, kjo sepse ndikon ne qetësinë e njeriut dhe ambienti duhet me qenë me ngjyra më të ngrohta si ngjyrat e tokës.
Nëse hedhim një shikim në postimet e saj, gjejmë shumëllojshmërinë e pikturave dhe frymën artistike që ato ia shtojnë shtëpisë, zyrave apo
ambientit tuaj.
“Pak natyrë dhe shumë lulëzime shumëngjyrëshe mund të bëjnë shumë për disponimin tuaj”, shkruan piktorja në një nga postimet.
Më poshtë sjellim disa nga krijimet e veçanta dhe plotë art të “ReverieArt Nida” duke klikuar KËTU