Fama e tij si dizajner, i ka thyer kufijtë shqipfolës.
Valdrin Sahiti më nuk është i preferuari vetëm për vajzat shqiptare, por për gjithë botën.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy të dielën mbrëma, Dua Lipa e Bebe Rexha nuk ishin të vetmit emra shqiptarë, pasi që edhepse vet nuk ishte prezent, kreacionet e tij ishin.
Fustanet e Sahitit i kanë veshur dyshja e famshme e grupit Chloe Exhale, të cilat ishin të nominuara po ashtu në Grammy dhe dhanë performancë po atë mbrëmje.
Ndërsa përveç dy amerikaneve, fustanin e Sahitit e ka veshur edhe këngëtarja Fantasia Taylor, e cila është një yll i muzikës soul!