Shkenda Dubova u distancua për vite nga muzika, duke fokusuar të gjithë energjinë e saj në rrjetin e qendrave për dobësim, që rezultoi të kishin sukses të madh.
Por këngëtarja nuk harroi dashurinë e saj të parë, dhe së fundmi paralajmëroi rikthimin me anë të një postimi në Instagram.
Kësaj here ajo nuk vjen solo por në bashkëpunim.
Këngëtarja po bashkon forcat me Besat Sllamnikun i njohur për këngën “Një dashni”.
Sipas postimit të Shkendës, kënga e re do të titullohet “Si dikur” dhe lansohet së shpejti. /Prive.al