Në nëntor të vitit të kaluar, u shpall lista e plotë e nominimeve për çmimet Grammy – por asnjë nga vajzat shqiptare nuk u nominuan. (Klikoni këtu për artikullin e plotë)
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha dhe këngëtarja e famshme amerikane Alicia Keys ishin ato që njoftuan për të nominuarit e këtij viti.
Ndonëse këtë vit këngëtarja nuk u nominua, ajo prapë do të jetë prezente në skenën e “Grammy Awards 2020”.
Sipas një postimi në llogarinë e saj në Instagram, mësuam se ajo do të jetë prezantuese në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të mbahet me 26 janar.
Përvec kësaj, ajo do të performojë në ediconin e 11-të të “GRAMMY In The Schools Live!” – Një Festim i Muzikës dhe Edukimit, i paraqitur nga Ford Motor Company, që është vendosur të mbahet të enjten, me 23 janar. /Prive.al