Kënga e Bebe Rexhës kryeson në listën e këngëve më të mira të dekadës

By

Bebe Rexha po bën atë që gjithmonë ka ëndërruar – muzikë!

Bebe Rexha tash e disa vite ndan top listat me artistë të njohur në Amerikë, kënga e saj ‘Meant to be’ është renditur e para në listat e “Billboard”.

Billboard është një markë amerikane e mediave argëtuese në pronësi të Billboard-Hollywood Reporter Media Group, një ndarje e Eldridge Industries. Boton pjesë që përfshijnë lajme, video, opinione, rishikime, ngjarje dhe stil, dhe është i njohur edhe për tabelat e muzikës, përfshirë Hot 100 dhe Billboard 200, duke ndjekur këngët dhe albumet më të njohura në zhanre të ndryshme.

Kënga “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line renditen e para në listën e këngëve më të mira të dekadës të zhanrit Country.

Bashkëpunimi i tyre po ashtu kaloi një rekord duke qëndruar për plot 50 javë në krye të top listave të Billboard.

 

Artikuj të ngjashëm