Këtë s’e dinim: Zbulohet çfarë kanë bërë për të varfrit Mihrije Braha dhe Naim Abazi!

By

Ata të dy qenkan çifti më human që njohim. Këngëtarët, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, qenkan iniciatorët e ndërtimit të disa shtëpive për skamnorët dhe asnjëherë nuk e kanë bërë publike këtë gjë.

Këtë e ka thënë motra e këngëtares, e cila është lidhur direkt përmes telefonit në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin të enjten në TV Klan, duke treguar se dyshja e njohur kanë ndërtuar disa shtëpi.

Në atë moment, shprehja e fytyrës së Mihrijes ndryshon, sikur ajo të mos donte që të merrej vesh kjo punë, mirëpo një gjë e tillë edhe u tha publikisht.

“Njerëzit nuk e dijnë por Mihrija dhe Naimi kanë një shpirt shumë human. Ata kanë ndërtuar plot shtëpi”, ka thënë Lori, motra e këngëtares. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm