Prej kohësh, reperi Mozzik paralajmëron albumin e tij të radhës në karrierë.
Ai ka bërë të ditur se aty ka lënë “shpirtin”.
E se albumi nuk ka asgjë të rëndomtë, e ka zbuluar sot!
Përmes një postimi në rrjete sociale, Mozzik ka zbuluar se të 20-at këngë do të dalin me videoklipe me datë 14 qershor.
Përmes një promoje, është konfirmuar kënga e re me Dafinën e pjesëmarrja e emrave si Mensur Safçiu në videoklipet e këngëve të albumit.
Me këtë hap, Mozzik është rikonfirmuar edhe një herë nga ata të paktit që di të “ndryshojë lojën në industri” duke vulosur faktin që është pioner i risive në diskografinë shqiptare.
Tik, tak! Gjithçka gati! /prive.al