Këta artistë do të performojnë në “Mad Cool Festival”

By

Festivali “Mad Cool Festival” ka njoftuar për formacionin e performuesve që do të jenë në edicionin e vitit 2021.

Në këtë event që mbahet në Madrid do të luajnë The Killers, Foals, Tëenty One Pilot, Red Hot Chili Peppers, Pixies, Deftones dhe Royal Blood mes tjerësh.

Ky festival do tëm bahet në datat 7-10 korrik, dhe gjithsej 94 akte muzikore do të jenë pjesë e këtyre ditëve të muzikës, si dhe 30 të tjera që pritet t’iu bashkohen.

Njoftimi nga ta erdhi pikërisht sot që ishte dita e paraparë për të filluar edicioni i sivjetëm por që u anulua në maj si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm