Për një kohë tejet të shkurtër, ajo arriti të marr zemrat e shumë fansave në trojet shqipfolëse.
Mjaftoi ‘Monster’ që Baby G të shpërthej artistikisht në vend duke u shndërruar në një këngëtare shumë të pëlqyer.
Kjo për faktin se pos tjerash, Gordana përbënte një ‘pako’ me gjitha karakteristikat përfshirë edhe talentin në kërcim.
E linjat bombastike të këngëtares duken të mos kenë ardhur rastësisht por për shkak të një pune intenzive.
Pak nga kjo punë, Baby G ka treguar sot në rrjetin social Instagram ku shihet teksa ushtron në një prej fitneseve të kryeqytetit.
“Më pëlqen dhimbja e gym-it” – ka shkruar mes tjerash këngëtarja në videon e shpërndarë. /prive.al/