Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa Gresa Behluli të jetë zyrtarisht një grua e martuar.
Këngëtarja e cila është vajza e Shkurte Fejzës, mbrëmë pati festën e beqarisë, në të cilën shkëlqeu me fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë.
Gresa ishte e rrethuar nga mikeshat e saj dhe këtë e ka bërë të ditur përmes Instagramit.
Këngëtarja asnjëherë nuk e bëri shumë publike lidhjen e saj shumëvjeçare, pasi deshi ta mbante private.
Pak ditë më parë, Gresa zbuloi pak edhe nga fustani i saj i nusërisë por nuk dha detaje se kush u përkujdes për të./Prive.al