Numërimi prapa për Zaimina Vasjarin drejt fitimit të eptitetit të nënës tashmë ka nisur.
Këngëtarja dhe ish-Missi ka hyrë në dy mujorin e fundit të shtatzënisë.
Këtë periudhë, ndryshe ka vera që u karakterizua me pushime, arratisje në jug e jo vetëm, Zai po e kalon qetë.
Bukuroshja ka zgjedhur të merret me biznesin e saj të veshjeve, siç ka bërë të ditur sot në rrjete sociale.
Zaimina,bashkë me mikeshën e saj, Franceska Jacen po punon në setin fotografik të koleksionit të ri në ‘Zaimina Vasjari Store’.
Kujtojmë se Zai pret vajzë. /Prive.al