Muajve të fundit, këngëtarja Adelina Ismaili është bërë goxha më aktive në rrjete sociale.
Nga një periudhë kur dy postime në vit ishin të mjaftueshme, diva tash s’po e lë javën të kalojë pa një postim.
Foto nuk ka munguar as sot ku është shfaqur me dy motrat e saj, Zanfinën dhe Emën.
Të kuruara në imazh nga Sellma dhe Kaci, tre motrat Ismaili shkëlqejnë krah njëra-tjetrës.
‘2018-shi im i bukur’ – shprehet Adelina në postimin e bërë si për të treguar se kjo foto shërben lloj kartoline për vitin në të cilin sapo kemi hyrë. /Prive.al/