Krahas Getit dhe Marinës, një tjetër çift që merr vëmendje sonte në dasëm janë pa dyshim Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj.
Prezantuesja bukuroshe dhe djali nga Kosova janë tash e një kohë në lidhje por gjithmonë tejet hermetik duke mos zbuluar shumë e duke mos dalë shpesh bashkë.
Sidoqoftë, sonte nuk kishin se si të mungonin në dasmën e Getit dhe Marinës ku madje edhe janë kombinuar pak.
Krenari, siç shihet në fotografinë e siguruar nga Prive.al ka një kravatë ngjyrë vjollcë, të njejtë me nuancat e grimit të Luanës.
Mbase një foto bashkë do ishte e duhur mbrëmjen e sotme për t’i dhënë fund kurreshtjes së madhe dhe për të zyrtarizuar një lidhje që për rreth dy vjet është tentuar vazhdimisht të mbahet sekrete. /Prive.al/