Kështu duket një ditë karantinimi për Dua Lipën dhe të dashurin e saj

By

Menjëherë pasi u kthye nga turneu i saj në Australi, Dua Lipa dhe i dashuri i saj u desh të vetë karantinoheshin në Londër.

Mirëpo për shkak se fqinjët e saj kishin vendosur të rinovonin shtëpinë e tyre një kat më lartë, shtëpia e Duas në Londër ishte përmbytur nga uji.

Si pasojë asaj iu desh të gjente një apartament me qira, dhe kështu bëri ajo bashkë me të dashurin e saj.

Të vetë karantinuar për më shumë se dy javë, ajo dhe i dashuri Anwar Hadid, po kalojnë kohën vetëm në shoqërinë e njëri tjetrit.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan se nuk po rregullon flokët, mirëpo po kujdeset vetë për manikyrin e saj. Për kuzhinën dhe ushqimin më shumë po përkujdeset Anwar mirëpo Dua sigurohet që t’ ndihmojë pak dhe t’i bëjë shoqëri.

Gjithashtu ajo ndihmoi Anwar që të priste flokët në anën e pasme të kokës dhe dyshja po bëjnë shumë foto që t’i kenë kujtim. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm