Është ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore.
Ajo është Bilbil i Myshtishtit dhe zëri i saj i ëmbël e këngët e bukura, populli ka kohë që i dëgjon e i shijon.
Shyhrete Behluli, sot është ende prezente në skenë dhe madje e pashtershme si burim kënge.
Këngëtarja e muzikës popullore, mund te ketë ndërruar pak stil në paraqitje e tash bën bashkëpunime edhe me reperë, një kombinim ky mjaft interesant, por dikur dukej shumë ndryshe.
Në veshje popullore, vajzë e re dhe sapo kishte filluar karrierën, Shyhrete Behluli kishte pozuar për kopertinën e albumit të saj të këngëve qysh në vitet e 80-ta, në shtëpinë diskografike në Jugoton të Zagrebit.
Në një pllakë gramafoni që Prive ka siguruar, shihet Shyhretja në veshje popullore e me flokë të zeza, por buzëqeshja, i ka mbetur e njëjtë. /Prive.al