Kështu duhet të kujdeseni për thonjët tuaj

By

Shumë njerëz, i kushtojnë rëndësi të veçantë kujdesit ndaj thonjëve.

Kujdesi ndaj tyre, konsiderohet si një nga aspektet më të rëndësishme të higjienës së duarve.

Dermatologia, Aanchal Panth ka treguar disa mënyra të thjeshta për kujdesin ndaj thonjëve.

Sipas tij, hidratimi i palosjeve të thonjve është i rëndësishëm për t’i mbajtur thonjtë të shëndetshëm.

Edhe aplikimi i vajit mund t’ju ndihmojë t’i bëni ata më të shëndetshëm me kalimin e kohës, shkruan Indianexpress.

“Mund të përdorni glicerinë ose propilen glikol për të hidratuar palosjet e thonjve. Përdorni vaj bajamesh ose vaj argani”, tha ajo.

Sipas ekspertit, thonjtë e brishtë mund të jenë të tillë për shkak të çrregullimit të tiroides ose mungesës së hekurit.

“Ju mund të merrni suplemente që përmbajnë hekur, zink dhe biotinë për të reduktuar brishtësinë”, u shpreh tutje ajo.

Artikuj të ngjashëm