Ka 15 vite e dashuruar teksa që 5 vite është edhe nënë e një vajze.
Por, duket se për Rezarta Shkurtën asnjëherë nuk është vonë që të marrë sërish propozim.
Për këtë, ka menduar bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha i cili personit të zemrës i ka propozuar sërish, pas një dekade e gjysmë bashkë.
Me këtë gjest, duket se çifti vetëm sa e kanë vulosur faktin që dashuria e tyre është e njëjtë po sikur në ditën e parë.
Propozimi,i cili ka habitur shumëkë ka ndodhur në një prej udhëtimeve jashtë shtetit. Ndryshe, çifti po shijojnë periudhën bashkë pas tre vitesh të Ermalit të kaluara në burg nën akuzën e përfshirjes në një rrjet kriminal të përpunimit dhe transportimit të drogërave të forta. Nipi i ish-diktatorit Hoxha u lirua nga burgu në gjysmën e vuajtjes së dënimit. /Prive.al