Këngëtarja shqiptare po lufton koronavirusin me ‘ujë të ngrohtë dhe limon’

By

Shqipëria njoftoi vdekjen e saj të parë nga koronavirusi gjatë ditës së sotme, një pacient i moshuar i cili po trajtohej për pneumoni për pesë ditët e fundit pasi u kthye në shtëpi nga Italia.

Shqipëria ka qenë në gatishmëri që nga regjistrimi i pacientit të parë të Dielën. Që atëherë, numri i konfirmuar i të prekurve është rritur në 12 dhe qeveria ka mbyllur shkolla, klube të natës dhe palestra për të parandaluar përhapjen. Pacientët e mbetur janë në një gjendje të qëndrueshme, sipas qeverisë.

Shumë artistë kanë shpërndarë këshilla për mijëra ndjekësit e tyre, mënyrë kjo për të kontrolluar edhe panikun që duket të ketë kapur banorët e Shqipërisë.

Në anën tjetër, Besa Kokëdhima ka treguar së po e mban larg koronavirusin me “ujë të ngrohtë dhe limon”.

“Copa limoni në ujë të nxehtë çdo ditë që ta largoni koronavirusin”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, duke qenë se ky është një virus i ri, nuk ka të dhëna shkencore se ekzistojnë alternativa shtëpiake për të luftuar virusin, përveç se të ndiqni këshillat e ndara nga Organizata Botërore e Shëndetit për higjienën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm