Këngëtarja kosovare Albulena Jashari po bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar vet ajo përmes fotografive me rastin e ditëlindjes së 33-të të saj.
“Mrekullia më e madhe e jetës është dhurata e të rritur një jetë brenda teje. Nuk do mund të kërkoja për një dhuratë më të mirë këtë vit” – është shprehur Jashari.
Bebja do jetë fryt i dashurisë me partnerin e saj finlandez, me të cilin, Albulena bashkëjeton prej disa kohësh tashmë.
Jashari ka lënë anash të gjitha angazhimet e saj në Kosovë për t’u zhvendosur në Helsinki të Finlandës.
Atje, kohë më parë u bë pjesë e garës në formatin “The Voice”. /Prive.al