Këngëtarja shqiptare nisë rrugëtimin si prezantuese televizive

By

Se kufiri mes të qenurit prezantues dhe këngëtar është tejet i hollë, këtë e kemi kuptuar kaherë.

Ndër vite, shumë këngëtarë kalojnë në prezantim dhe anasjelltas dhe duket se Enxhi Nasufi është e radhës.

View this post on Instagram

Mood 🙄

A post shared by EN|ALBANIAN ARTIST (@enxhinasufi) on

Këngëtarja e dalë nga talent-shout ‘X Factor Albania’ dhe ‘The Voice’ është gati për të debutuar si prezantuese në një program terreni me fokus historitë dhe personazhet e njohur e të panjohur të kryeqytetit shqiptar.

Nga nesër, ajo do të jetë fytyra e programit ‘Ora e Tiranës’ i cili transmetohet tre herë në javë në ekranin e Top News.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale duke u shfaqur më gati se kurrë për këtë aventurë të re në të cilën i urojmë shumë suksese! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm