Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja Gjira shënoi ditëlindjen e parë të djalit, Maël.
E nga ky moment nuk është vonuar shumë deri në bërjen publik të një tjetër lajmi. Ajo është shtatzënë për herë të dytë.
Lajmin, këngëtarja ka zgjedhur ta japë përmes rrjeteve sociale me një fotografi të djalit dhe ultrazërit ku shprehet:
‘Ky djalë i vogël do bëhet vëllai i madh së shpejti’.
Gjira nuk ka zbuluar detaje të tjera mbi gjininë e foshnjes që pret mirëpo bazuar nga një zemër e kaltër, ndjekësit kanë menduar se ajo është në pritje të ëmbël të një tjetër djali.
Shumë urime! /Prive.al