Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

By

Kjo është një kohë shumë e lumtur për Marjona Metohun e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Me anë të një postimi në Instagram ajo njoftoi se foshnja djalë erdhi në jetë me 10 qershor dhe prindërit e pagëzuan me emrin Matias.

“Je kuptimi jetës tonë Matias, dhurata më e çmuar nga zoti”, shkroi ajo duke ndarë edhe fotografinë e parë më të porsalindurin.

Marjonën së fundmi herë e pamë si pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” me këngën “A isha” që rezultoi shumë e suksesshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm