Demi Lovato ka folur për dëshirën e saj për të pasur fëmijë në të ardhmen, edhe pse nuk e sheh veten të mbetet ndonjëherë shtatzënë.
Këngëtarja 28 vjeçare diskutoi për këtë temë në një episod të ri të Joe Rogan Experience.
Kur Demi u pyet nëse dëshiron të ketë fëmijë të saj, ajo tha: “Unë dua të adoptoj, më shumë se gjithçka”.
Ajo vazhdoi duke folur për fejesën e saj të dështuar me Max Ehrich, e cila mbaroi vitin e kaluar.
“Nuk e di, unë isha e fejuar me një burrë vitin e kaluar. Kam menduar plotësisht që do tani do të jem e martuar, mbase shtatzënë. Dhe nuk është kështu. Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim”.
“Jeta nuk shkon sipas asnjë plani. Kështu që them, po dua të kem fëmijë, por nuk e di sepse kjo mund të ndryshojë javën tjetër. Mendoj se në këtë moment dua të adoptoj”.