Ka kohë që i mungon skenës muzikore me projekte të reja.
Sidoqoftë, këngët dhe kontributi ndër vite i artistet Teuta Kurti ka bërë që kjo e fundit të mos harrohet nga kujtesa e publikut, që e mban mend atë mirë qysh prej debutimit në ‘Ethet e se Premtës’.
E ndonëse jo me muzikë, këngëtarja shpesh merr vëmendje me jetën e saj private.
Pa ekspozim të tepërt, ajo i është përkushtuar pjesës më të rëndësishme në jetë, bashkëshortit dhe fëmijevë që tashmë janë në plan të parë.
E për të parën herë nga zgjerimi i familjes, me binjakët Dar e Danah, Teuta ka pozuar duke shfaqur portretin e plotë familjar.
Krah bashkëshortit, vajzës së madhe Aya dhe binjakëve, 30 vjeçarja shkëlqen duke reflektuar një familje model e për t’u pasur lakmi. /Prive.al