Këngëtarja e famshme sërish në spital, edhe një tjetër operacion!

By

Kanë kaluar disa muaj qysh këngëtarja e famshme shqiptare i është nënshtruar një operacioni në Turqi.

Ajo vendosi ta bëjë këtë sakrificë e t’iu nënshtrohet mundimeve që të sjellë një ndërhyrje e tillë, për një jetë më të mirë e trup më të shëndetshëm.

Big Mama, ka bërë ndërhyrjen gastrike për të rënë në peshë pak kohë më parë, ndërsa tani ajo është rikthyer në Shkup për një tjetër operacion.

Kësaj here ka vendosur që ta largojë dioptrinë me laser nga sytë e saj për t’iu thënë lamtumirë syzeve.

Big Mama po që do shndërrohet ndër këngëtaret më seksi pas të gjitha këtyre modifikimeve në trupin e saj. Në paraqitjet e fundit publike si ajo në “Zhurma Show”, ajo është shfaqur si një zonjë e vërtetë me dhjetëra kilogramë më pak, që ia garantonin elegancën.

“Vendosa që të operohem, korrigjimi i dioptrisë me laser është shpëtim për mua.  Shihemi pas operacionit, pa syze dhe thjerrëza. P.S Besoj se do jetë operacioni i fundit për këtë vit”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Image may contain: 2 people, people standing

Artikuj të ngjashëm