Billie Eilish është goditur me një byzylyk të cilin një fans e hodhi në skenë gjatë performancës gjatë një koncerti në kuadër të turneut të saj.
Këngëtarja 22-vjeçare ishte ulur këmbëkryq në pjesën e përparme të skenës, kur byzylyku fluturoi drejt saj, transmeton.
Edhe pse për një moment ajo ishte e habitur, ajo vazhdoi të këndonte si një profesioniste e vërtetë teksa shikonte nga ku i erdhi aksesori përpara se ta hidhte përsëri te publiku.
Ndiqni videon: