Butrint Imeri, këngëtari i ri në moshë e karrierë që prej fillimeve të para ka shfaqur haptas një preferencë – atë për Elvana Gjatën.
Disa herë në NIN të Klan Kosova, përfshirë edhe rubrikën ‘Kutia’ me Liberta Spahiun, ai ka treguar se Elvanën e vlerëson si divë shqiptare dhe të preferuarën e tij.
Në fakt, këngëtarja e super-hitit ‘Lejla’ është gjithashtu në mesin e vetëm dy femrave nga estrada që ndjek Imeri në Instagram, përfshirë Dhurata Dorën.
Por sonte, Butrinti ka tejkaluar pak pritshmëritë në postimin e bërë tek profili i tij në Instagram.
Ai ka postuar një foto të tij përkrah një shoku nën mbishkrimin: ‘Duke menduar për Elv… Ehhhh Lejla’.
Se bëhet fjalë për Elvanën, pos tre shkronjave të para është vërtetuar edhe përmes etiketimit në foto ku Butrinti shfaq profilin e këngëtares mbi buzët e tij.
Postimi ka çuditur jo pak fansat e këngëtarit që mbase kanë pasur të gjithë një pyetje – po ky ç’pati sonte ?! /Prive.al/