Ka vdekur në moshën 33-vjeçare, këngëtari i muzikës popullore moderne, Ylber Aliu.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kohë që është trajtuar në dializë, pasi rreth tri vite më parë u raportua se nëna e tij i kishte dhuruar veshkën e cila i kishte dështuar së funksionuari, çka e detyroi atë që qysh nga prilli i vitit 2020 të trajtohej në spitale.
Këngëtari nga Shkupi ka qenë baba i tre fëmijëve – dy vajzave dhe një djali. /Prive.al