Këngëtari shqiptar, lëndë narkotike për drekë! (FOTO)

By

Konsumimi i lëndëve narkotike në estradën shqiptare ka marrë përmasa shqetësuese për faktin se krahas konsumimit, emra të ndryshëm nuk po kursehen as në rrjete sociale.

Konsumimin e marijuanës nuk po e fshehin e madje po e promovojnë në krijime muzikore dhe profile të tyre ku i ndjekin mijëra njerëz.

Në këtë grup ka hyrë edhe fituesi i X Factor Albania 3, Ergi Dini. Lloje të drogërave ai i ka përfshirë si emra edhe në tituj të krijimeve muzikore por konsumues i marijuanës po del të jetë edhe vetë.

Këtë Ergi e ka treguar në Snapchat, ku në një qese me disa gram të kësaj substance e ka cilësuar si drekë.

Në planin artistik, këngëtari pak javë më parë solli ‘Asnji gram’, projekt interesant dhe unik në diskografinë shqiptare. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm