Së fundmi, Capital T u vu në qendër të kritikave për një detaj në videoklipin e tij të fundit.
Fansat e reperit vunë re se në videoklipin e këngës mungonte kryqi i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, ku Capital T ka xhiruar këngën.
Për të sqaruar të gjithë situatën, Capital T reagoi me anë të një postiomi në lloraginë e tij në Instagram, duke deklaruar se ky ishte një gabim i produksionit dhe nuk u bë me kërkesën e tij.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe këngëtari Mateus Frroku. AI vlerësoi lart reagimin e shpejtë të artistit për të sqaruar gjithë situatën.
“Une kurre si Mateus nuk kam replikuar dhe gjykuar askend per zgjedhjet e tij ne jeten artistike dhe private qofte. As e kam per kenaqesi dhe kultura ime nuk eshte e ketij modeli. Aq me pak te mendoj se perfitoj nga postime te tilla. Jam dakord qe artistet duhet te jene suportues me nj-tj dhe kete e kam bere gjithmone. Por jam kunder qe nepermjet artit publiku te marre mesazhin e gabuar. Pata nje bisede private me @truekapo dhe e vleresoj shume komunikimin me te. HITMAN je dhe ateher kur me perulesi pranon nje keqkuptim te krijuar edhe pse pa dashjen tende. Ps: Ne Shqiptaret boll e kemi djeg shpirtin tone duke shkaterruar dhe prishur kisha dhe xhamia. Eshte koha qe te gjithe bashke te mbrojme kulturen dhe harmonine fetare”, shkruan Matues në një sqarim publik. /Prive.al