Këngëtari i njohur amerikan Pharrell Ëilliams ka njoftuar se kushëriri ishte njeriu i armatosur që u vra nga policia në Virginia në fundjavë.
Gjatë mbrëmjes kaotike betejash në rrugë, një tjetër vajzë u vra dhe tetë vetë mbetën të plagosur.
25 vjeçari Donovon W. Lynch, u vra të premten prej të shtënave pas një ndërhyrjeje të policisë në një festë kaotike në bregdetin e Virginia Beach, tha zëdhënësja e policisë Jennifer Cragg duke shtuar se viktima mbante një pistoletë në dorë.
Pharrell, këngëtar fitues i çmimit Grammy iu bashkua thirrjeve për drejtësi duke shkruar: “Këto humbje jete janë një tragjedi e pamasë. Kushëriri im Donovon u vra nga policia. Ai ishte një dritë shkëlqyese që gjithmonë ndihmonte të tjerët. Është kritike që familjet e viktimave të kenë transparencë, ndershmëri e drejtësi”.