Shumë urime erdhën në adresë të një këngëtari të njohur shqiptar.
Në ditën e shënuar në kalendar, atë të ditëlindjes, fansa, familjarë e miq nuk ngurruan që të urojnë më të mirat për Vedat Ademin.
Por ky i fundit, ka pasur vetë një lajm të mirë që ka pasuar me shumë urime të tjera!
Këngëtari i cili tash e një kohë është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar përmes një fotografie me bashkëshorten se çiftin po bëhen prindër sërish.
Tutje, Ademi ka zbuluar edhe gjininë e foshnjes që prêt bashkëshortja. Djalit, Jon Artit do t’i shtohet edhe një vëlla.
Shumë urime për familjen Ademi e Dorelës një shtatzëni të mbarë! /prive.al/