Këngëtari i grupit “Jonas Brothers”, Nick Jonas, ka përfunduar në spital mbrëmjen e ditës së shtunë. Sipas mediave të huaja, ai është lënduar teksa ishte duke xhiruar një spektakël të ri.
TMZ shkruan se Nick ishte duke xhiruar kur diçka e papritur ndodhi, por që ishte shumë serioze, pasi ai është transportuar menjëherë me ambulancë për në spital.
Akoma nuk është bërë e ditur se çfarë shkaktoi shtrirjen e këngëtarit në spital.
Megjithatë është bërë me dije se gjendja shëndetësore e këngëtarit dhe aktorit të njohur është e mirë. Burimet kanë treguar mbrëmjen e së dielës se Nick është kthyer sërish në shtëpi dhe do të shfaqet ditën e sotme në spektaklin “The Voice”, ashtu siç ishte planifikuar. /Prive.al