Këngëtari i njohur Chris Brown ka mirëpritur fëmijën e tij të dytë, thonë burime të shumta të tabloidid Page Six.
Këngëtari 30-vjeçar dhe ish e dashura e tij, modelja, Ammika Harris, ka lindur një djalë të vogël. Ky është fëmija i dytë për Brown, pasi ai tashmë është babai i vajzës 5-vjeçare Royalty, të cilën e ndan me ish të dashurën Nia Guzman.
Harris postoi një mesazh të fshehtë të enjten në historinë e saj në Instagram duke aluduar ardhjen e foshnjës, duke shkruar, “Unë isha i dashuruar, kur të pashë për herë të parë”.
Brown, ndërkohë, ndau një foto të vetes me titullin, “11-20-2019”, i cili mund t’i referohej datës së lindjes së foshnjës.
Brown gjithashtu kishte lënë të kuptohet se Harris ishte shtatzënë, duke lënë komente të tilla si “mamaja e fëmijës tim” nën fotot e saj. Megjithëse tashmë kanë një fëmijë së bashku, Brown dhe Harris aktualisht nuk janë çift.