Kemi raste të shumta kur artistë të huaj vijnë në Kosovë për të performuar nëpër mbrëmje e festivale të ndryshme që organizohen këtu, por rrallë herë ndodh që një këngëtar nga Kosova të mbajë një performancë të tillë në një kontinent tjetër e për audiencë të huaj.
E këtë mit duket se do ta thyej këngëtari i njohur Dren Abazi bashkë me grupin Zig Zag Orchestra pasi që ata gjatë këtij muaji respektivisht më 27 dhe 28 tetor do të performojnë në një klub në Sao Paolo.
Rreth kësaj ngjarje na njofton vetë artisti përmes profilit të tij në Instagram duke thënë se data të tjera do të konfirmohen me kohë. /Prive.al/