Ata e bënë publike lidhjen gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.
Mirëpo mediat ndërkombëtare po raportojnë se dyshja po planifikojnë që të martohen shumë shpejt.
Këngëtari britanik i deklaruar si homoseksual, Sam Smith dhe aktori Brandon Flynn janë gati të ngjiten drejt altarit.
Një burim pranë çiftit ka deklaruar se ata janë fejuar dhe po planifikojnë t’i thonë po njëri tjetrit në Australi, pak javë pasi ky shtet i legalizoi martesat e seksit të njëjtë.
“Sam mendon se ai është vendi perfekt për tu martuar”, ka thënë një burim pranë dyshes.
Sipas revistës New Idea, çifti kanë pritur vitin e ri në Sidnei dhe atje kanë bërë kërkime për restorantet duke u fokusuar në një restorant në Palm Beach, një vend ikonik i dasmave. /Prive.al