Loredana dhe Mozzik kanë publikuar albumin e shumëpritur “No Rich Parents”.
Albumi i cili mban gjithsesej 14 këngë është publikuar në të gjitha platformat.
Bashkë me albumin artistët kanë publikuar në Youtube, edhe një këngë e cila është pjesë e albumit të realizuar me videoklip.
“Immer ëenn es regnet” (Sa herë që bie shi”) titullohet kënga e tyre.
Kënga e tyre është edhe një pasqyrë e marrëdhënies së çiftit që ka nxitur shpeshherë rrëmujë në rrjete sociale.
Pas rikthimit si një çift muaj më parë, dyshja kanë pasur sërish një rënie. Kjo trajtohet edhe në këngën e re të publikuar me videoklip, ku theksojnë se të dy janë fajtorë. Kohë të bukura, besnikëri, argumente dhe debate që gjithnjë sjellin pyetje pas pyetje.
Në një pjesë të këngës ata theksojnë se si do t’ia shpjegojnë të gjithën vajzës së tyre, Hanës.
Më tej, një repturën shqip të reperit, Mozzik thotë se ka ardhur koha që Hana të bëhet me një vëlla. /Prive.al